Kush janë 10 shqiptarët më të pasur
Në emisionin Opinion u fol për shqiptarët më të pasur që jetojnë e punojnë në Shqipëri, por edhe jashtë vendit.
Por kush janë 10 shqiptarët më të pasur?
Moderatori Blendi Fevziu u shpreh se nga Kosova janë përzgjedhur dy më të pasurit, një është nga Maqedonia e Veriut, ndërsa ka dhe shqiptarë që kanë biznese në Zvicër. Tre të tjerë janë në SHBA.
Njëra është drejtuese e kompanive të Inteligjencës Artificiale.
10 shqiptarët më të pasur
Samir Mane – Kryesisht aktivitet në Shqipëri. Ka dhe biznese jashtë vendit. I vetmi shqiptar që është në listën e Forbes. Madje, është i vetmi në Forbes dhe nga Ballkani Perëndimor.
Shefqet Kastrati – Me biznese të ndryshme në Shqipëri, mjaft aktiv, sidomos në 15 vitet e fundit.
Behgjet Pacolli- Pasuria e tij është bërë kryesisht jashtë Kosovës. Ka investime në shumë vende të botës. Është pasaniku i parë klasik historik shqiptar.
Shkëlqim Devolli – Trashëgimtar i një kompanie të nisur nga babai i tij. Së bashku me vëllanë e kanë të ndarë pasurinë. Kryesisht është fuqizuar në vitet e fundit.
Nazif Destani – Biznesmen misterioz dhe ndoshta nga më të pasurit. Kompania e tij është prezente në 15 shtete të botës me sipërmarrje shumë të mëdha.
Sal Rusi – Selim Rusi është shqiptari më i pasur në SHBA. Është bërë dhe një ‘star’, pasi bleu një nga shtëpitë më të famshme të Nju Jorkut, banesën e bosit të familjes mafioze Gambino, Paul Castelano dhe shtëpia u bë hit dhe ka dalë në shitje për 18 milionë dollarë.
Mira Murati – E vetmja grua, pasuria e së cilës nuk ka shifër. Nuk e llogarisim dot. Por në fushën e teknologjisë, pasuria që fitohet ndonjëherë është e madhe.
Harry Bajraktari – Ka qenë i njohur në tregun e Real Estate dhe është botuesi i gazetës Illyria, që ka luajtur rol të rëndësishëm në komunitetin shqiptar në SHBA.
Avni Orllati – Vepron në Zvicrën franceze me kontrata prej miliardash. Ka shkuar si fëmijë në Zvicër dhe me kohën ka krijuar biznese të suksesshme.
Esat Lika – Është kompani relativisht e re, por është rritur shumë në Zvicër, përmes ndërtimit dhe real estate.





























