Prishtinë, 13 Maj 2026 - Padel Zone Prishtina do të shënojë 1 vjetorin e themelimit me organizimin e “Padel Fest 2026”, një festival treditor që do të mbahet nga 15 deri më 17 maj dhe që pritet të sjellë atmosferë sportive, argëtuese dhe festive për komunitetin e padelit dhe jo vetëm.

Që nga hapja e saj një vit më parë, Padel Zone është shndërruar në qendrën më të madhe të padelit në Kosovë, duke filluar me 4 fusha dhe duke u zgjeruar në 8 fusha moderne, me qindra lojtarë aktivë dhe mijëra vizitorë gjatë vitit.


Me rastin e këtij përvjetori, organizatorët kanë paralajmëruar një program të pasur aktivitetesh, ku sporti, muzika dhe argëtimi do të kombinohen gjatë tri ditëve të festivalit.

Festivali do të nisë të premten, më 15 maj, nga ora 17:00, me hapjen zyrtare, muzikë nga DJ të njohur, lojëra të ndryshme të padelit, sfida shpërblyese, ushqim dhe pije, si dhe aktivitete interaktive për pjesëmarrësit.

Ndërkohë, dita e shtunë do të jetë e fokusuar edhe në aspektin sportiv, ku do të organizohet turneu “1st Anniversary Padel Zone Tournament 2026”, turne i hapur për të gjitha kategoritë. Përveç garave, pjesë e programit do të jenë edhe sesione yoga, recovery sessions, lojëra zbavitëse, spinning wheel me dhurata nga partnerët dhe performanca muzikore gjatë gjithë ditës dhe mbrëmjes.

Dita e fundit e festivalit, të dielën, do të sjellë aktivitete familjare dhe rekreative, përfshirë face painting për fëmijë, maskota, lojëra sociale të padelit, “Play with a Coach”, si dhe muzikë live dhe DJ performanca.

Sipas organizatorëve, hyrja në festival do të jetë e lirë, ndërsa qytetarët do të kenë mundësi të provojnë padelin falas gjatë aktiviteteve të ndryshme të organizuara në qendër.

“Padel Fest 2026” pritet të mbledhë sportdashës, partnerë, komunitetin e padelit dhe figura të njohura nga jeta publike, duke e kthyer fundjavën e 15-17 majit në një nga ngjarjet më atraktive sportive dhe sociale të këtij viti në Prishtinë.

Padel Zone ka bërë të ditur se gjatë festivalit do të ketë edhe shumë shpërblime, aktivizime nga sponsorët dhe surpriza të ndryshme për pjesëmarrësit.

Partner medial i këtij festivali është Telegrafi, mediumi më i madh në Kosovë, i cili vazhdimisht mbulon ngjarje sportive dhe sociale me ndikim të rëndësishëm në komunitet.

telegrafi sport app