Një 31-vjeçar ka aksidentuar për vdekje një 87-vjeçar, i identifikuar si Luan Pirdeni, i cili është edhe babai i ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.

I riu është vendosur në pranga ndërsa aksidenti fatal ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit” në kryeqytet.


Sipas të dhënave paraprake, 31-vjeçari Sejdi Milla duke drejtuar një motomjet është përplasur me biçikletën e shtetasit Luan Pirdeni, i cili është dërguar në spital ku ka humbur jetën.

Grupi hetimor i Policisë po kryen veprime intensive për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit, duke përfshirë analizën e shpejtësisë, sinjalistikës rrugore dhe faktorëve të tjerë që mund të kenë kontribuar në ngjarje.

Njoftimi i plotë: Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin S. M., 31 vjeç, pasi në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke drejtuar motomjetin, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi L. P., 87 vjeç.Si pasojë e aksidentit, 87-vjeçari ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.