Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC) me krenari bashkëpunonon me Chopin Piano Fest Prishtina për Mbrëmjen e Laureatëve të Rinj më 3 qershor.

Mbrëmja do të festojë muzikantë të rinj të jashtëzakonshëm dhe besimin se çdo fëmijë meriton mundësinë për t'u rritur, për të lulëzuar dhe për të arritur potencialin e tij të plotë. Përfaqësuesit e mediave janë të ftuar ngrohtësisht të marrin pjesë dhe të mbulojnë eventin.


Nën mesazhin "Fëmijët e shëndetshëm mund të bëhen laureatët e së nesërmes", mbrëmja do të nxjerrë në pah gjithashtu punën e AMC-së për të përmirësuar shëndetin e nënës dhe fëmijës duke ofruar ndihmë mjekësore jetëshpëtuese, duke mbështetur profesionistët e kujdesit shëndetësor, duke udhëhequr familjet gjatë shtatzënisë dhe fëmijërisë së hershme dhe duke avokuar për kujdes shëndetësor cilësor për të gjithë.

Çdo fëmijë lind me talent dhe potencial, por për t'u bërë muzikantë ose për të përmbushur ndonjë ëndërr tjetër, ata kanë nevojë për mundësinë për t'u rritur të shëndetshëm, të sigurt dhe të mbështetur.

Çfarë: Mbrëmja e Laureatëve të Rinj

Kur: 3 qershor 2026 | 19:00

Ku: Amfiteatri i Ndërtesës Qendrore të Administratës së Universitetit të Prishtina, Rr. Eqrem Çabej 111 (pranë Bibliotekës Kombëtare)