Tifozët e Real Madridit fishkëllejnë Kylian Mbappen, tifozët në “Santiago Bernabeu” të zemëruar pas një sezoni pa trofe

Tifozët e Real Madridit e pritën me fishkëllima Kylian Mbappen në rikthimin e tij në fushë të enjten, duke shprehur hapur pakënaqësinë në fund të një sezoni zhgënjyes në kryeqytetin spanjoll.
Për të dytin sezon radhazi, Reali pritet ta mbyllë vitin pa asnjë trofe madhor, ndërsa Mbappe – i cili iu bashkua klubit dy vjet më parë – është kritikuar në disa raste për paraqitjet e tij dhe ndikimin në ekip.
Reagimi i tribunave në fitoren 2-0 ndaj Real Oviedos e bëri të qartë se një pjesë e tifozëve nuk janë të kënaqur me kontributin e francezit.
Mbappe u aktivizua në pjesën e dytë si zëvendësues dhe u fishkëllye menjëherë nga “Santiago Bernabéu”. Ai u përfshi shpejt në lojë, por pothuajse çdo prekje e topit u shoqërua me fishkëllima – një shenjë tipike pakënaqësie në futbollin spanjoll.
🔥👀 Con el Bernabéu no se juega: bestial y atronadora pitada a Mbappé pic.twitter.com/yEJOXK2hT6
— Diario AS (@diarioas) May 14, 2026
Sulmuesi u përpoq ta injoronte reagimin negativ, duke qenë aktiv në fushë, ndërsa u pa edhe duke buzëqeshur e bërë shaka me bashkëlojtarët.
Mungesat dhe polemikat e fundit
Sipas raportimeve, zemërimi i tifozëve është shtuar edhe për shkak të mungesave të Mbappes. Ai i kishte humbur dy ndeshjet e fundit të Realit për shkak të një dëmtimi muskulor, i fundit në një seri problemesh të vogla fizike që nga transferimi në Spanjë.
Këto mungesa u konsideruan veçanërisht të ndjeshme sepse erdhën në momentin më të vështirë të sezonit, kur Reali praktikisht e humbi garën për titull në La Liga pas disfatës ndaj Barcelonës në “El Clasico”.
‼️🗣️ Los pitos del Bernabéu a los jugadores del Madrid, a pesar del alto volumen de la megafonía pic.twitter.com/B4i9o6oFRU
— Diario AS (@diarioas) May 14, 2026
Ndërkohë, mediat në Spanjë raportuan se gjatë kësaj periudhe Mbappe udhëtoi drejt Italisë për pushime me partneren e tij, aktoren spanjolle Ester Expósito, në vend se të ishte i pranishëm në stadium për të mbështetur ekipin. Ky vendim u kritikua gjerësisht dhe mendohet se ka ndikuar drejtpërdrejt në pritjen e ftohtë që ai mori në rikthim. /Telegrafi/





















































