Reagimi i Indrit pasi u eliminua Vanesa merr vëmendje, shikuesit e quajnë fals dhe aktor të dobët


Në spektaklin e mbrëmjes në Ferma VIP, publiku vendosi përmes votimit që të largojë nga gara Vanesën, një vendim që ndikoi drejtpërdrejt në Indri Shirokën, me të cilin ajo kishte krijuar një lidhje brenda formatit.
Pas shpalljes së eliminimit dhe largimit të saj, Indri u pa i prekur emocionalisht dhe shpërtheu në lot para kamerave, duke deklaruar se në një farë mënyre e kishte parashikuar daljen e Vanesës nga loja.

Megjithatë, reagimi i tij nuk është pritur njësoj nga të gjithë.
Në rrjete sociale është publikuar një video e momentit duke vënë në dyshim sinqeritetin e emocioneve të Indrit.
Komentuesit e kanë quajtur hapur “aktor i dobët” dhe duke nënkuptuar se ai po luan për kamera. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
16/05/2026
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate












































