Egli Tako: Produksioni këtë vit ka qenë i jashtëzakonshëm, u kënaqa që fitoi Selin

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Egli Tako, ka folur për edicionin e sivjetmë.
Ajo ka bërë lëvdata të mëdha për produksionin, ndonëse theksoi se kasti do të duhej të ishte në nivel të tyre.
Megjithatë, thekson se e ka ndjekur në aq sa ka pasur mundësi, për shkak të angazhimeve.

Sidoqoftë, ish-finalistja thotë se iu bë qejfi që sivjet ka fituar Selin Bollati.
"E pashë. Patjetër që e pashë. E kam thënë është e pamundur t'i shpëtosh Big Brother-it. E kam parë me aq sa kam pasur mundësi se edhe 24/7 është e pamundur, edhe për dikë që nuk ka angazhime", tha ajo në Wake Up.
"Pikat kryesore, ato që marrin viralitet në rrjete sociale, padyshim. Produksioni këtë vit ka qenë i jashtëzakonshëm, kemi para ca qudira këtë vit që nuk i kishim parë ndonjëherë, për këtë bën diferencën. Për sa i përket kastit, mund të them, mund të ishte edhe më mirë. Marrë parasysh produksionin gjigant".
"Nuk ishte bërë kurrë diçka e tillë në mediat shqiptare. U kënaqa që fitoj Selin", shtoi ndër tjerash. /Telegrafi/





























































