Në emisionin “Pardon My French”, Armir Shahini ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me eksperiencën që ka pasur në Big Brother VIP Albania.

"Si ndihet Miri në lidhje me komentet që ka marrë tani që BBV ka përfunduar dhe ka parë çdo gjë?", ka qenë pyetja që iu drejtua.


"Të them të drejtën i kam vënë në një peshore, duke qenë dhe vetë Peshore. Te peshorja anonte pjesa e komenteve pozitive sidomos kur vjen dhe fundi i Big Brother sepse ai zgjat 120 ditë ku ti ke ulje dhe ngritje, por në fund është ajo që situatën e ngre peshë", u shpreh ai.

Foto: YouTube

Tutje tha: "Në momentin që në fund të BBV unë shikoj që kisha shumë komente pozitive për çfarë unë po shfaqja edhe në fund të këtij Big-u më bën të ndihem mirë dhe krenar për çfarë kam bërë në 120 ditë me të mirat dhe me të këqijat. Ndihem i lumtur dhe kur takoj njerëzit jashtë".

Miri ndërkohë u komentua tejet shumë për raportin me Selin Bollatin dhe për deklaratat për të.

Megjithatë, ai tha se çdo gjë ishte keqkuptuar dhe se nuk kishte ndjenja për të.

Miri u shpall finalisti i dytë, gjersa Selin mori plot 100 mijë euro. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com