Indri Shiroka flet pas largimit nga Ferma VIP: Pendohet për Klevisën dhe mohon rikthimin me Vanesën

Aktori, Indri Shiroka, ka reaguar pas eliminimit të tij nga Ferma VIP 3, ku u largua në spektaklin e mbrëmshëm pasi nuk arriti të siguronte votat e publikut, duke mbetur mes më pak të preferuarve së bashku me Klevisën dhe Kostanën.
Në sfidën vendimtare mes tyre, Kostana arriti të sigurojë fitoren dhe të vazhdojë garën, ndërsa Indri dhe Klevisa iu nënshtruan televotimit, ku publiku vendosi eliminimin e aktorit.
Pas daljes nga formati, në emisionin “Ferma Club”, Indri u shpreh se nuk ndien keqardhje për largimin. “Nuk më erdhi keq. U ezaurova komplet”, tha ai, duke shtuar se përvoja në lojë e kishte lodhur emocionalisht.

Duke folur për raportin me Klevisën, ai pranoi se është penduar për disa deklarata. “Jam penduar, i kam kërkuar falje Klevisës që shpreha pëlqimin. Ka qenë një moment dobësie”, u shpreh aktori, duke theksuar se e gjykon vetë sjelljen e tij gjatë spektaklit.
Sa i përket marrëdhënies me Vanesën dhe dyshimeve nëse romanca ka qenë pjesë e lojës, Indri i mohoi këto zëra. “Nuk di të bëj lojë, e kam paguar naivitetin tim. Por kam ndërgjegje të pastër”, tha ai, duke shtuar se veprimet e tij nuk kanë qenë të kalkuluara.
I pyetur nëse ekziston mundësia e një rikthimi tek Vanesa, aktori ishte i prerë në përgjigje: “Jo, nuk ka gjasa”.
Sipas tij, vendimet e marra gjatë qëndrimit në fermë kanë qenë përfundimtare, duke mbyllur çdo hapësirë për një rikthim në këtë raport. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com




















































