Vjen reagimi i parë zyrtar nga Rusia pas sulmit në Rumani

Rusia ka hedhur poshtë përfshirjen e saj pasi një dron goditi një bllok apartamentesh në Rumani gjatë natës.
Në komentet e raportuara nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA, Maria Zakharova, zëdhënëse e ministrisë së jashtme ruse, tha se të gjitha akuzat për përfshirjen e Rusisë janë të pabaza, shkruan skynews.
Më parë, agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS raportoi se Vladimir Putin është "i vetëdijshëm" për atë që ka ndodhur.
Ndryshe, ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev foli për tragjedinë në Galaci, në të cilën dy rumunë u plagosën pasi një dron goditi ndërtesën e apartamenteve ku ata jetonin.
Udhëheqësi i Moskës kërcënoi se kjo do të ndodhte përsëri sepse shtetet evropiane mbështesin Ukrainën.
“Mbani gojën mbyllur. Ky është vetëm fillimi”, thuhet në deklaratën e tij, ku ai akuzon vendet e BE-së për reagime të tepruara dhe thekson se ende nuk është e qartë se kujt i përkiste droni. /Telegrafi/













































