Edhe pse në fillim të këtij rrugëtimi televiziv u paralajmërua se reality show këtë vit do të zgjaste plot 100 ditë, duket se planet në produksion kanë ndryshuar dhe po i kthehen modelit të sezoneve të mëparshme.

Burime të sigurta për Prive By Liberta Spahiu bëjnë të ditur se “Ferma VIP” pritet të mbyllet më herët, duke zgjatur rreth 80 e ca ditë në total, një kohëzgjatje e ngjashme me edicionet e kaluara.


Sipas informacioneve që po qarkullojnë, data e finales së madhe pritet të jetë në mesin e muajit qershor, ku 15 qershori ose 19 qershori përmenden si opsionet kryesore për mbrëmjen kur do të ndahet edhe çmimi i madh.

Vendimi për ta përmbyllur më herët programin thuhet se lidhet edhe me një arsye strategjike: nisja e sezonit të verës dhe, mbi të gjitha, ethet e Kampionatit Botëror të Futbollit, që tradicionalisht “rrëmben” vëmendjen e audiencës dhe i mban shikuesit para ekranit.

Duke pasur parasysh këtë, produksioni duket se ka zgjedhur të mbyllë spektaklin në një moment kur shikueshmëria është në kulm, duke i lënë “fermerët” dhe publikun të shijojnë finalen përpara se vëmendja të zhvendoset pothuajse tërësisht tek sporti. /Telegrafi/

- YouTube youtu.be