Skena e pakëndshme me Zhakun që e acaroi Ilirin: Zhduku

Një moment i papritur ka ndodhur gjatë ditës së sotme (e martë) në Ferma VIP 3.
Ka qenë një situatë në oborr të fermës në mes të balerinit Ilir Shaqiri dhe Zhakut.
Kjo e fundit në një moment derisa ishte shtrirë Iliri i hipën sipër, gjë që bëri të ketë një reagim të ashpër nga fermeri.

“Ik tani, çohu”, iu drejtua ai.
Ndërkohë Zhaku me të qeshur i tha: “Po të ndërroj bateritë o gomar”.
Kjo skenë siç u pa e acaroi tejet shumë Ilirin i cili vazhdoi duke i thënë: “M’u zhduk”.
Veprimi i Zhakut duket se nuk i ka pëlqyer aspak Ilirit, marrë parasysh se ka edhe gruan jashtë si dhe një vajzë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
32 sekonda më parë

















































