Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Një video është bërë virale e Sekretarit të Shëndetësisë të SHBA-së, Robert F. Kennedy Jr., i cili kap gjarpërinj me duar.
Kennedy tha se po i largonte zvarranikët nga shtëpia e kolegut të tij, Dr. Mehmet Oz, në plazhin e Floridas.
Gjarpërinjt në video "nuk janë helmues dhe të padëmshëm për njerëzit për sa kohë që lihen të qetë", sipas Shërbimit të Parqeve Kombëtare.
- YouTube www.youtube.com
Por, Komisioni i Ruajtjes së Peshqve dhe Jetës së Egër në Florida kohët e fundit i paralajmëroi njerëzit të qëndrojnë larg gjarpërinjve pasi ata bëhen më aktivë në pranverë.
“Mbajini larg gjarpërinjtë dhe admirojini nga larg”, tha komisioni.
"Rezistojini dëshirës për ta kapur - edhe gjarpërinjtë tanë johelmues mund të kafshojnë fort", shtoi ai. /Telegrafi/







































