“Bir kur*e, qelbësirë femër”, shpërthen në Ferma VIP, degradon situata mes banorëve

Atmosfera në Ferma VIP është tensionuar ndjeshëm pas një debati të ashpër mes Ilirit dhe Mozës, i cili ka sjellë reagime të shumta në rrjet.
Situata degradoi në ofendime dhe tone agresive, duke habitur edhe banorët e tjerë të shtëpisë.
Debati nisi pas një komenti të Mozës për një skenë të komentuar si LGBT, ndërsa më pas Iliri reagoi ashpër ndaj saj.

Ai përdori një gjuhë fyese dhe kërcënuese, ndërsa fermerët e tjerë u përpoqën ta qetësonin situatën.
Edhe pse që në hyrje të formatit Iliri kishte treguar se nuk kishte raport të mirë me Mozën, ditët e fundit ata janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke kaluar kohë bashkë dhe duke krijuar afrimitet.
Pikërisht ky ndryshim i menjëhershëm në sjellje ka ngjallur diskutime të shumta mes publikut.
Në pamjet e transmetuara, Iliri dëgjohet pranë pishinës duke thënë: “Bir kur*e, qelbësirë femër”, ndërsa banorët përreth mbeten të shokuar nga fjalori i përdorur.
Më pas ai vazhdon me deklarata të tjera të rënda, duke u shprehur: “Tre shterpa janë, asgjë tjetër, tre shterpa e them tamam”.
Ndërsa në një tjetër moment ai dëgjohet duke thënë: S’e kam problem ta kap njërin për flokësh ta fluturoj”. /Telegrafi/




















































