WEAUTO ka realizuar shitjen fillestare të 30 veturave elektrike BYD (Build Your Dream) SEAGULL 405km për kompaninë kosovare të telekomunikacionit TELKOS, duke shënuar një nga projektet më të mëdha të kalimit të automjeteve të një kompanie vendore në vetura elektrike në Kosovë.

Ky investim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt transportit eficient, duke e bërë TELKOS shembull konkret të mënyrës se si kompanitë kosovare mund të ulin ndjeshëm kostot operative, të ulin varësinë nga derivatet dhe të kontribuojnë në mënyrë të përgjegjshme për shoqërinë dhe ambientin.


WEAUTO është importuesi Nr. 1 në Kosovë për nga sasitë e importuara të veturave BYD, duke importuar direkt me autorizim nga fabrikat e BYD. Kompania ofron garancion 3-vjeçar ose 100,000 km, si dhe posedon stokun më të madh të pjesëve rezervë për veturat BYD në Kosovë, duke garantuar mbështetje të plotë pas shitjes për klientët individualë dhe flotat biznesore.

Përvoja e WEAUTO në kalimin e bizneseve drejt veturave elektrike është dëshmuar tashmë përmes elektrifikimit të shumicës së veturave elektrike BYD për kompanitë kosovare të taksive, kompanitë vendore dhe klientët fundorë. Kjo përvojë ka bërë që WEAUTO të prezantojë për TELKOS një zgjidhje të avancuar dhe të plotë – jo vetëm me vetura elektrike, por edhe me infrastrukturë të karikimit dhe optimizim të përdorimit të energjisë.

Përmes kësaj zgjidhjeje, TELKOS synon të arrijë 0 EUR shpenzim për kilometër për veturat që përdoren çdo ditë në terren, duke shfrytëzuar prodhimin e energjisë nga panelet solare dhe duke u bërë praktikisht e pavarur nga çdo pagesë shtesë.

“Me TELKOS po dëshmojmë se kompanitë kosovare mund të kalojnë në flotë elektrike pa kompromis në funksionalitet, efikasitet apo kosto operative. Kur veturat elektrike kombinohen me karikim të menaxhuar dhe energji solare, rezultati është një flotë moderne me shpenzim minimal për kilometër,” u kumtua nga WEAUTO.

Veturat BYD SEAGULL 405km do të përdoren nga TELKOS për instalime, mirëmbajtje dhe përkrahje teknike në terren, duke i shërbyer ekipeve operative në aktivitetet e tyre ditore. WEAUTO ka ofruar gjithashtu zgjidhje praktike për përshtatjen e automjeteve me nevojat e punës, përfshirë organizimin e hapësirës për bartjen e mjeteve dhe pajisjeve të punës.

TELKOS, si një nga kompanitë lidere të telekomunikacionit në Kosovë, me rrjet të gjerë shërbimesh dhe prezencë aktive në terren, po dëshmon me këtë investim vizion afatgjatë dhe përgjegjësi shoqërore. Kalimi i automjeteve operative në vetura elektrike është një hap konkret drejt modernizimit të shërbimeve, uljes së kostove dhe zvogëlimit të ndikimit në ambient.

Me këtë bashkëpunim, WEAUTO dhe TELKOS po krijojnë një standard të ri për kompanitë që operojnë çdo ditë në terren.

Rreth WEAUTO

WEAUTO është kompani e specializuar në importin dhe shitjen e veturave elektrike BYD në Kosovë. Si importuesi Nr. 1 për nga sasitë e veturave BYD të importuara, WEAUTO ofron vetura elektrike për klientë individualë, kompani, flota taksish dhe biznese që synojnë uljen e kostove operative përmes elektrifikimit. WEAUTO importon veturat BYD direkt nga fabrikat e BYD automjete të autorizuara për eksport nga Kina.

Përveç furnizimit me vetura, WEAUTO ofron garancion, pjesë rezervë, këshillim profesional, zgjidhje për karikim dhe mbështetje të plotë teknike pas shitjes.

Rreth TELKOS

TELKOS është kompani lidere në sektorin e telekomunikacionit në Kosovë, e fokusuar në ofrimin e shërbimeve moderne të internetit, rrjetit dhe mbështetjes teknike për klientët e saj. Përmes elektrifikimit të flotës operative, TELKOS po ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt efikasitetit, qëndrueshmërisë dhe përgjegjësisë mjedisore.