Mes Kostanës dhe Zhakut gjatë këtyre ditëve ka pasur një krisje të marrëdhënies.

Akuzat mes njëra-tjetrës kanë qenë të ndërsjellta gjatë qëndrimit tek “Fakiri”.


Për Zhakun, ndërhyrja e Kostanës në debatin e saj me Sonin në spektaklin e kaluar ishte e pavend, ndërsa shtoi se gazetarja e ka ofenduar gjatë qëndrimit në fermë.

- YouTube www.youtube.com

“Kostana më ka sulmuar dhe më ka ofenduar. E kam mbyllur me atë dhe nuk më intereson merr apo jo frymë. Edhe në debatin tim me Sonin, ndërhyri”, u shpreh Zhaku.

Kostana duke mos dashur të komentonte situatën, deklaroi se do mbështesë jo vetëm Sonin, por këdo që ka punuar për karrierën e vet.

- YouTube www.youtube.com

“Unë kam respekt për këdo që punon. Nëse vjen dikush për të tentuar të denigruar figurën e dikujt, nuk ka forcë dhe argument për asnjë gjë. Do vazhdoj krah Sonit dhe kujtdo që punon. Njerëzit që nuk bëjnë asnjë gjë shajnë shumë dhe denigrojnë shumë. Kush flet shumë punon pak”, tha Kostana.

Por për fermerët e tjerë, e gjithë situata nuk është e vërtetë, por një skenar i përgatitur nga ato të dyja. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com