Juela Nikolli, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 5 ka qenë e ftuar së fundmi në "Live From Tirana".

Ajo ka folur për jetën pas këtij reality shou, muzikën por edhe për ish-banorët e tjerë.


E pyetur për Selin, ajo u shpreh: "Nuk e kam parë shumë, nuk e kam ndjekur, mendoj që një strategji e mirë do të ishte të mos jepej shumë direkt".

Foto: TikTok

"Nuk më ngjall emocione pozitive, as negative, është indiferente, ia kam thënë se e shoh si një moderatore e zonja", theksoi mes tjerash.

Sa i përket asaj nëse e ka merituar fitoren, Juela shtoi: "Asaj lojën ia ka bërë familja, por ajo ka qenë shumë aktive dhe lojën e saj e ka bërë brenda shtëpisë, për mua nuk e ka merituar. Rogerti, Miri e kanë merituar, kemi bërë dhe lojën bashkë".

E njëjta ka ecur tejet gjatë në lojë dhe ka qenë e pozicionuar nga grupi e Mirit dhe Rogertit.

Miri u rendit në vend të dytë, gjersa Mateo Borri në vend të tretë në finale të BBVA. /Telegrafi/

@topalbania_radio “Selin nuk e ka merituar finalen”, flet Juela: Asaj lojën ia ka bërë familja…
♬ original sound - Top Albania Radio