Gjatë muajit maj, fokusi i kujdesit shëndetësor në United Hospital zhvendoset tek Departamenti i Kirurgjisë Maksilo-Faciale. Për të gjithë ata që kërkojnë zgjidhje funksionale apo përmirësime estetike të regjionit të fytyrës dhe nofullave, spitali ka nisur një kampanjë të veçantë: konsultat me ekspertin e njohur Dr. Shkelzen Komoni do të jenë plotësisht FALAS gjatë gjithë muajit maj.

Shërbime gjithëpërfshirëse dhe ekspertizë e avancuar


Departamenti i Kirurgjisë Maksilo-Faciale ofron një gamë të gjerë trajtimesh mjekësore dhe estetike, duke përfshirë:

Kirurgjia Estetike e Fytyrës

  • Blefaroplastika e kapakëve të sipërm dhe të poshtëm për një pamje më të freskët dhe të çlodhur
  • Brow Lift (ngritja e vetullave) për rikthimin e freskisë në pjesën e sipërme të fytyrës
  • Otoplastika (korrigjimi i veshëve) për përmirësimin e harmonisë së portretit

Trajtimet Estetike

  • Mbushja dhe definimi i buzëve me filler (acid hialuronik)
  • Eliminimi i rrudhave rreth syve me Botox

Traumatologjia dhe Patologjia

  • Trajtimi i thyerjeve të nofullave dhe kockave të fytyrës
  • Frakturat dentare
  • Trajtimi i tumoreve beninje dhe malinje
  • Infeksionet dentogjene dhe jodentogjene

Anomalitë dhe Kirurgjia Rekonstruktive

  • Trajtimi i anomalive kongjenitale si çarja e buzës dhe qiellzës
  • Sëmundjet e gjëndrave
  • Kirurgjia ortognatike
  • Kirurgjia plastike dhe rekonstruktive e regjionit maksilo-facial

Kirurgjia Orale dhe Implantologjia

  • Implantologjia dentare
  • Ekstraksionet operative dhe jo-operative të dhëmbëve
  • Kirurgjia paraprotetikore
  • Endodoncia dhe protetika

Pse duhet të rezervoni vizitën tani?

Kjo kampanjë e muajit maj është një mundësi ideale për të adresuar çdo shqetësim estetik apo funksional pa asnjë kosto fillestare për konsultë. Dr. Shkelzen Komoni dhe ekipi i tij ofrojnë trajtim profesional, aplikim preciz dhe kujdes të personalizuar për çdo pacient.

Qoftë për eliminimin e “qeseve” nën sy, korrigjimin e kapakëve të rënduar apo trajtimin e problemeve komplekse të kockave të fytyrës, United Hospital sjell zgjidhje moderne me teknologji të avancuar dhe standarde të larta profesionale.

Ndryshimi që dëshironi fillon me një konsultë

📞 038 60 70 70 / 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë