"I mbaj premtimet", Tayna surprizon maturantët në Prishtinë

Rap-artistja shqiptare, Tayna, pak ditë më parë bëri një premtim në rrjete sociale.
Ajo tha se do të shkojë në një maturë dhe duket se jo më kot e bëri deklaratën.
Në një postim në InstaStory, këngëtarja ndau një video duke hyrë në një restorant ku po mbahej matura në Prishtinë.

"I mbaj premtimet e mia. Matura 2026", ka shkruar ajo.
Siç u pa edhe maturantët kanë ngelur të befasuar nga hyrja e Taynës, pasi nuk ishin në dijeni.
Sidoqoftë, Doruntina Shala (emri i vërtetë) ka ndërtuar një karrierë me përplot hite.
Së fundmi solli albumin e ri "Genesis", që mori reagime të shumta pozitive. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
59 minutes ago


























































