Sipërmarrësi i njohur dhe personazhi i shoubizit shqiptar, Fisnik Syla, ka reaguar publikisht pas keqpërdorimit të emrit të tij në rrjetet sociale.

Përmes një videoje të publikuar në TikTok, ai ka bërë të ditur se profile të rreme po përdorin identitetin dhe emrin e tij për mashtrime dhe përfitime personale, duke shfrytëzuar edhe mjete të inteligjencës artificiale.


“Njoftim: Emri im dhe rrjetet e mija sociale po përdoren nga profile fallco për mashtrime dhe përfitime personale. Ky është i vetmi TikTok origjinal - çdo profil tjetër është i rremë. Mos u brengosni dhe raportojini”, ka shkruar Syla në videon e publikuar.

Në të njëjtën video, ish-bashkëshorti i Fjolla Morina është shfaqur pranë shumave të konsiderueshme të parave, teksa ka paralajmëruar edhe pasoja ligjore për personat që po keqpërdorin emrin dhe identitetin e tij në rrjetet sociale.

Reagimi i tij vjen në një kohë kur rastet e profileve të rreme dhe përdorimi i inteligjencës artificiale për mashtrime online janë bërë gjithnjë e më të shpeshta. /Telegrafi/