Nikki Glaser ka folur hapur për jetën e saj intime dhe marrëdhënien me partnerin e saj prej shumë vitesh, producentin Chris Convy.

Ajo zbuloi se nuk e ka problem që ai të ketë marrëdhënie me gra të tjera, por vetëm nëse ekziston një kusht i qartë: gratë e tjera duhet ta dinë se ai nuk do ta lërë Nikki-n për to.


Në një intervistë në podcast-in e Gwyneth Paltrow, Glaser tregoi se kjo situatë kishte ndodhur disa herë rreth një vit më parë.

Foto: YouTube

Sipas saj, ideja që partneri i saj mund të pëlqehet edhe nga gra të tjera nuk e bën xheloze, por përkundrazi i krijon një ndjenjë 'konkurrence' që e stimulon emocionalisht dhe seksualisht.

Ajo tha me shaka se mendon që partneri i saj është shumë tërheqës dhe nuk e ka problem që edhe të tjerat ta vënë re këtë.

Komediania e ka quajtur këtë preferencë, një fetish apo dinamikë marrëdhënieje ku një person eksitohet nga ideja që partneri i tij është i dëshiruar ose intim me të tjerë.

Megjithatë, theksoi se kjo nuk është një marrëdhënie e hapur në të dy drejtimet.

- YouTube www.youtube.com

Në podcast-in “Call Her Daddy” me Alex Cooper, Nikki tha se vetë nuk ka interes për aventura ose lidhje të rastësishme ndërsa është në një lidhje serioze.

Nikki është e njohur për stilin e drejtpërdrejtë dhe pa tabu në intervista dhe në komedi, ku shpesh flet hapur për seksin, marrëdhëniet dhe jetën personale. /Telegrafi/