Fundjavat drejt Shqipërisë janë bërë pjesë e zakonshme e ritmit të shumë familjeve nga Kosova. Një nisje e shkurtër, disa orë rrugë dhe deti bëhet destinacioni më i afërt për pushim, qetësi dhe largim nga dinamika e përditshme.

Në zonën e Kunes, një nga pjesët më të njohura të Shëngjinit, po zhvillohet projekti Holiday In 2 nga Edil Project AL - një kompleks i menduar për ata që duan një adresë pranë detit dhe një investim me perspektivë.


Pikërisht kjo afërsi po e kthen Shëngjinin në një nga zonat më të kërkuara për ata që po mendojnë për më shumë se një qëndrim të përkohshëm. Interesi për prona në bregdet po rritet, sidomos në lokacione që lidhen lehtë me Kosovën dhe ofrojnë potencial për shfrytëzim gjatë gjithë vitit.

Lokacioni është një nga pikat kryesore të projektit. Kune ofron afërsi me bregdetin, qetësi dhe qasje të përshtatshme, duke e bërë Holiday In 2 tërheqës për familjet që kërkojnë hapësirë pushimi, por edhe për blerësit që e shohin pronën si aset afatgjatë.

Për lexuesit që këtë fundjavë planifikojnë rrugën drejt bregdetit shqiptar, një vizitë në Holiday In 2 mund të jetë më shumë se një ndalesë e zakonshme. Mund të jetë momenti për të parë nga afër një projekt që bashkon lokacionin, funksionalitetin dhe vlerën e investimit.

Për më shumë informata rreth projektit Holiday In 2 dhe banesave në dispozicion, kontaktoni Edil Project AL dhe rezervoni hapësirën tuaj pranë detit.