SKECHERS OUTLET është hapur zyrtarisht në Kosovë, duke sjellë një hapësirë të re outlet për të gjithë adhuruesit e këtij brendi.

Dyqani më i ri dhe më i madh outlet i SKECHERS në vend u hap të enjten, më 14 maj, në ora 18:00, në A&M MEGA STORE, te Universiteti AAB.


Vizitorët mund të përfitojnë nga oferta speciale e hapjes së pikës së re të Skechers, me 30% deri në 50% zbritje në çdo artikull.

Dyqani sjell mbi 400 modele për femra, meshkuj dhe fëmijë, me zgjedhje të ndryshme për stilin e përditshëm, aktivitetet sportive dhe komoditetin që e karakterizon SKECHERS.

Oferta speciale e hapjes vlen deri më 17 maj, duke u dhënë qytetarëve disa ditë kohë për të vizituar outlet-in dhe për të përfituar nga zbritjet në të gjithë artikujt.

Nëse jeni duke kërkuar atlete të reja, modele për përditshmëri apo këpucë komode për gjithë familjen, Skechers Outlet në A&M Mega Store është një adresë që duhet ta vizitoni patjetër këto ditë.