Cara Delevingne tërhoqi gjithë vëmendjen në premierën e filmit “Gentle Monster” në Festivali i Filmit në Kanë, ku u shfaq me një pamje elegante dhe shumë të guximshme.

Modelja dhe aktorja britanike veshi një fustan të zi dramatik me prerje të theksuara dhe detaje ari, ndërsa flokët i kishte mbledhur në një topuz elegant.


Cara u pa duke ndarë një moment shumë miqësor me regjisorin dhe aktorin Jordan Firstman, i cili e përqafoi dhe e puthi në faqe në tapetin e kuq, shkruan DailyMail.

Dyshja do të bashkëpunojnë në filmin Club Kid, debutimi regjisorial i Jordanit, dhe duket se kanë krijuar një miqësi të afërt edhe jashtë xhirimeve.

Më herët gjatë ditës, Cara mori pjesë edhe në një event të organizuar nga Breaking Through The Lens, ku u shfaq me një stil krejt ndryshe, duke kombinuar një xhaketë lëkure të zezë me kravatë dhe syze dielli.

Paraqitja e saj moderne dhe plot vetëbesim u komentua gjerësisht gjatë gjithë ditës në Kanë. /Telegrafi/