Surpriza e fundit e këngëtares Pandora është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku shqiptar, pasi artistja bëri të ditur se ka realizuar një këngë kushtuar Roelit, djalit të këngëtarit Shpat Kasapi.

Në intervistën e saj për “Artistët shqiptarë”, Pandora tregoi se ky projekt lindi nga një emocion i veçantë dhe se teksti është shkruar “nga zemra”, gjë që preku shumë njerëz.


Mes reagimeve të shumta pozitive, një nga më të veçantat ishte ai i nënës së Shpat Kasapit. Gjylymsere Kasapi ka falënderuar Pandorën publikisht përmes një komenti në videon e publikuar nga Artistët Shqiptarë në Facebook, duke shprehur emocionin e saj për këtë dedikim.

“E bukura dhe e dashura PANDORA..! Jam emocionuar me idenë tënde..! Të faleminderoj për çdo gjë që bën për Roelin dhe Selvijen..!! të përqafoj fortë”, ka shkruar zonja Kasapi.

Mesazhi i saj u pëlqye dhe u shpërnda nga ndjekësit, duke e bërë edhe më të dukshme sa shumë është vlerësuar kjo këngë dhe gjesti i Pandorës ndaj Roelit dhe familjes së Shpatit. /Telegrafi/

- YouTube youtu.be