NDARJA

Poezi nga: Lord Byron
Përktheu: Sinan Vaka
Të tuat buzë puthjet që më falën
Nga të miat s’do të shlyhen asfare,
Derisa orë dhe vite e ylltë ato ndalën
Të tyret shije ... e mi kthyen thesare.
Syri yt i Adios lëndesë dashurie
Të njëjtin shpirt tek unë përcjell,
Loti i hidhur që të zbret hijeshive
Zhurit e zien e sa dhimbje ndjell.
Kujtim ,s’dua të më bësh ti të lumtur
Apo të të rikthej kur të jem i vetmuar,
As përgjërimin për zemrën e lutur
Kur mendimet i ndjej si gur i rënduar.
S’duhet të rrëfej asgjë nga e kaluara
Vetes dy herë rëndohet dënimi i pamasë
Ç’dreqin vlejnë shpirtit fjalët e cunguara
Nëse nuk është zemra që do të flasë.
Dhe ditë dhe natë në lumturi e në qarje
Zemra ime e pa dritë dhe e pa sy
Duhet të lusë dashurinë në ndarje
Heshtur me dënesa e ulërima për ty.




















































