eksperti-banner

Sipërmarrësi i njohur nga Gjilani dhe personazhi i njohur i showbizit, Fisnik Syla, duket se po shijon një kapitull të ri në jetën e tij sentimentale.

Ish-bashkëshorti i këngëtares Fjolla Morina ka zyrtarizuar tashmë lidhjen me partneren e re, duke ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa momente nga pushimet e tyre luksoze.


Në fotografitë e publikuara, Fisniku shfaqet pranë të dashurës së tij në një vilë multimilionëshe, teksa të dy duken duke kaluar çaste të bukura larg angazhimeve të përditshme. Megjithatë, ai ka zgjedhur të ruajë privatësinë e partneres, duke mos ia zbuluar fytyrën në asnjërën prej fotografive të publikuara.

Foto: Fjolla Morina/InstaStory

Biznesmeni, i cili jeton dhe vepron prej vitesh në Belgjikë, ka lënë të kuptohet se po e shijon në maksimum këtë romancë të re, ndërsa postimet e tij kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe mediave rozë.

Edhe pse nuk ka ndarë shumë detaje rreth identitetit të bukuroshes që i ka rrëmbyer zemrën, fotografitë e fundit kanë mjaftuar për të konfirmuar se Fisniku tashmë është në një lidhje të re dashurie.

Kujtojmë se Fisnik Syla dhe Fjolla Morina kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në vitin 2022. Megjithatë, marrëdhënia e tyre nuk zgjati shumë dhe pas një periudhe relativisht të shkurtër, çifti vendosi t’i japë fund martesës, duke ndarë rrugët e tyre.

Pas ndarjes, të dy kanë vazhduar jetën e tyre veçmas, ndërsa duket se Fisniku tashmë ka gjetur sërish lumturinë në krahët e një partnereje të re. /Telegrafi/