LAJMI I FUNDIT:

DHJETOR: ELIZËS

DHJETOR: ELIZËS

Poezi nga: William Faulkner
Përktheu: Faslli Haliti

Ku fluturoi pranvera që njohëm së bashku?
Lakuriqe janë degët e vitit të kaluar: një nga gishtat e tu
unë e pashë të vendosej në acarin e dimrit
dhe t’i lanit larg shiut që t’i bënit të butë.

Nëse vetëm nga pema e gjumit gjethet kafe të përzishme,
e keqja të shkonte krejt me pranverën që vdes çdo ditë
që pikon dhe dhemb s‘do të ishte më
një vit i tërë i hidhur, i zhveshur në zemrën time.

Në dimrin e zemrës sime ti ishe pema e lulëzuar,
shumë më e ëmbël dukej pranvera me vonesën e saj
ti je era që shpërtheu pranverën
në një kopsht gërmadhë.

Ti ishe krejt pranvera , dhe maji dhe qershori
në mishin tënd mugullonin më të shkëlqyer, por të shtypur
është viti i shiut tani dhe dielli dhe hëna e vdekur,
dhe krejt bota është e errët ose shumë e bukur.