LAJMI I FUNDIT:

Robin Krasniqi uron Kurban Bajramin me imazhet përkrah bashkëshortes Marigona 

Robin Krasniqi uron Kurban Bajramin me imazhet përkrah bashkëshortes Marigona 

Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi dhe modelja Marigona Krasniqi janë ndër çiftet më të komentuara shqiptare. 

Dyshja që kurorëzuan dashurinë me martesë madhështore në maj të këtij viti me shumë të ftuar janë gjithashtu në pritje të fëmijës së parë.


Teksa nuk mungojnë postimet e ndryshme dhe dedikimet për njëri-tjetrin në rrjetet sociale, disa imazh përkrah Marigonës, Robini i ka ndarë edhe sot ( e shtunë) për të uruar besimtarë e fesë islame për festën e Kurban Bajramit.

Foto: Robin Kasniqi/Instagram

“Urime festa e Kurban Bajramit’, ka shkruar Robini në mbishkrimin e fotove.

Të shumta kanë qenë urimet edhe nga ana e miqve të tyre dhe fansave në hapësirën e komenteve.

Foto: Robin Kasniqi/Instagram

Ndërkohë, dyshja e famshme dukeshin të lumtur dhe plot shkëlqim në krahët e njëri-tjetrit, Robin i veshur me një bluzë të zezë, teksa Marigona me një këmishë të bardhë duke i shtuar edhe disa aksesor ari pamjes.

"Shëndet e begati" - të famshmit shqiptarë urojnë Kurban Bajramin
Lexo po ashtu "Shëndet e begati" - të famshmit shqiptarë urojnë Kurban Bajramin

Në anën tjetër, kujtojmë që të dy kanë karriera të suksesshme, Robin si boksier profesionist, ndërsa Marigona si modele dhe imazh i markave të ndryshme. /Telegrafi/