LAJMI I FUNDIT:

Samiti i NATO-s, Rama takon presidentin bullgar: Mbase sot lajmi i mirë

Samiti i NATO-s, Rama takon presidentin bullgar: Mbase sot lajmi i mirë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar sot një bisedë me presidentin bullgar Rumen Radev, gjatë punimeve në ditën e dytë të Samitit të NATO-s që po mbahet në Madrid.

Rama u shpreh në një postim në rrjetet sociale se “Mbase sot lajmi i mirë”, krahas pamjeve gjatë bashkëbisedimit me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.


Gjithashtu kryeministri Rama shihet teksa bisedon me Presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman, Olaf Scholz, si dhe me liderë të vendeve të tjera të NATO-s.

Rama i drejtohet gazetares bullgare: Ju jeni një turp!
Lexo po ashtu Rama i drejtohet gazetares bullgare: Ju jeni një turp!

Kujtojmë se gjatë samitit të Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, kryeministri Rama u shpreh i ashpër me Bullgarinë e cila i ka vënë veto Maqedonisë së Veriut dhe ka bllokuar procesin e anëtarësimit edhe me Shqipërinë.

Rama tha se një vend i NATO-së, ka marrë peng dy vende të tjera të aleancës, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Rama gjithashtu pati një përplasje me Ministrinë e Jashtme të Bullgarisë pas samitit. Bullgaria zyrtare e kritikoi kryeministrin shqiptar duke i treguar të moderoi fjalorin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori