LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet Zafir Berisha, pasi u konfrontua fizikisht me zyrtarët policorë

Arrestohet Zafir Berisha, pasi u konfrontua fizikisht me zyrtarët policorë

Zafir Berisha, ish-zëvendësministër i Punëve të Brendshme e ish deputet i Kuvendit të Kosovës është arrestuar sot në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka thënë për Telegrafin se i njëjti është arrestuar pasi ka sulmuar dhe fyer policinë.


Ai thotë se ngjarja ka ndodhur pasi Policia ka ndaluar të njëjtin për kundërvajtje në trafik.

“Policia personit në fjalë ia kishin shqiptuar një gjobë për kundërvjatje në trafik. Pas shqiptimit ai e ka grisur gjobën edhe ka filluar t’i shajë zyrtarët policorë e më pas edhe i ka sulmuar fizikisht. Ai  është shoqëruar në stacionin policor, ku po intervistohet. Në vazhdim do ta shohim se çka do të vendos prokurori i shtetit”, tha Gashi

Zafir Berisha, përpos pozitën e deputetit e ka mbajtur edhe pozitën e zëvendësministrit të Brendshëm në Qeverinë Hoti.

Aktualisht ai është kryetar i degës së Nismës Socialdemokrate në Prizren. /Telegrafi/