LAJMI I FUNDIT:

Gjendet pa shenja jete një 26 vjeçar në Qendrën e Azilit në Magurë të Lipjanit

Gjendet pa shenja jete një 26 vjeçar në Qendrën e Azilit në Magurë të Lipjanit
Foto: Arkiv

Një person 26 vjeç, shtetas i huaj është gjetur pa shenja jete në Qendrën e Azilit në Magurë të Lipjanit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci tha se policia ka nisur hetimet lidhur me rastin në fjalë.


“Rreth orës 09:15, është pranuar informata për një trup të pajetë, në Qendrën e Azilit në Magurë të Lipjanit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 26 vjeç, shtetas i huaj. Aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen, dhe me kujdes të shtuar po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ekzaminuese, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe ndriçimin e plotë të rastit​”, tha Borovci./Telegrafi/