LAJMI I FUNDIT:

Messi tha që Benzema meriton Topin e Artë, francezi ndjehet i lumtur me vlerësimin

Messi tha që Benzema meriton Topin e Artë, francezi ndjehet i lumtur me vlerësimin

Pak ditë më parë, fituesi rekord i “Topit të Artë”, Lionel Messi, me shtatë çmim e të tilla, u pyet se kush duhet ta fitojë këtë vit, duke thënë se Karim Benzema e meriton.

Sulmuesi i Real Madridit ka shënuar 44 gola gjatë sezonit me klubin dhe u dallua si lojtari kryesor në skuadrën që e fitoi kampionatin spanjoll dhe Ligën e Kampionëve këtë vit.


“Mendoj se nuk ka dyshime, është shumë e qartë se Benzema ka pasur një vit spektakolar dhe përfundoi duke u kurorëzuar me Ligën e Kampionëve, duke qenë vendimtar në të gjitha ndeshjet nga 1/16 e tutje. Nuk mendoj se ka dyshime këtë vit”, kishte deklaruar Messi.

Leo Messi vuajti nga Benzema dhe Real Madridi, pasi eliminuan Paris Saint-Germain me një het-trik të francezit.

Pas ndeshjes së Francës kundër Danimarkës, Karim Benzemas u pyet rreth komenteve të Leo Messit, ku francezi tha se është i lumtur kur dëgjon fjalë të tilla.

“Dëgjova fjalët nga Messi dhe më bënë shumë të lumtur, shumë të kënaqur, pasi vijnë nga një lojtar si ai. Më japin motivim për të bërë më shumë”, ka thënë Benzema.

Në moshën 34-vjeçare, Benzema po luan futbollin më të mirë të karrierës së tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Ligat tjera
Kalo në kategori