LAJMI I FUNDIT:

Gruaja ngjitet pasi ishte futur deri në fund të pusit – një nga rastet që nxjerrë në pah mungesën akute të ujit në disa zona të Indisë

Gruaja ngjitet pasi ishte futur deri në fund të pusit – një nga rastet që nxjerrë në pah mungesën akute të ujit në disa zona të Indisë

Një video virale që tregon një grua që ngjitet në murin e një pusi për të hyrë aty ku ka ujë, ka nxjerrë në pah mungesën akute të ujit në disa zona të shtetit qendror indian të Madhya Pradesh.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, videoja tregon gruan duke zbritur në pus pa litar apo ndonjë pajisje tjetër për të hyrë deri aty ku ka ujë.


Siç thuhet më tej, njerëzit në fshatin Ghusiya janë detyruar të marrin masa të tilla ekstreme pasi puset dhe pellgjet janë tharë.

Disa zona të tjera në të gjithë Indinë po përballen me krizë të ngjashme të ujit.

Një raport global i vitit 2019 e kishte emëruar Indinë në mesin e 17 vendeve ku “stresi i ujit” ishte “jashtëzakonisht i lartë”.

Raporti tha se shtetet e Madhya Pradesh, Punjab, Rajasthan, Uttar Pradesh, Gujarat, Uttarakhand dhe Haryana ishin ndër ato më të goditura nga kriza.

Në Madhya Pradesh, mungesa e ujit është një çështje që përsëritet çdo verë. Qeveria e shtetit ka premtuar furnizim me ujë nga rubineti për çdo fshat deri në vitin 2024. Por uji i pijshëm është ende i paarritshëm për miliona njerëz.

Ndërkohë në Ghusiya, fshatarët e zemëruar kanë thënë se do të bojkotojnë zgjedhjet lokale këtë vit për të protestuar kundër qeverisë.

Shumë indianë në mediat sociale reaguan ndaj asaj që ata e quajtën një video “zemërthyese” dhe u kërkuan zyrtarëve që të ndihmojnë urgjentisht fshatin.

India parashikohet të përballet me “stres të rëndë” uji deri në vitin 2050, me 30 qytete që thuhet se do të bien në rajone me rrezik të lartë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Konfirmohet se presidenti iranian ka vdekur pas rrëzimit të helikopterit

Konfirmohet se presidenti iranian ka vdekur pas rrëzimit të helikopterit

Botë
Kush ishte presidenti iranian Ebrahim Raisi?

Kush ishte presidenti iranian Ebrahim Raisi?

Azia
Liderët botëror reagojnë ndaj vdekjes së presidentit të Iranit

Liderët botëror reagojnë ndaj vdekjes së presidentit të Iranit

Azia

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Kalo në kategori