LAJMI I FUNDIT:

Benzema për Mbappen: Do doja që ai të kishte përmbushur ëndrrën e tij për të luajtur për Real Madridin

Benzema për Mbappen: Do doja që ai të kishte përmbushur ëndrrën e tij për të luajtur për Real Madridin

Karim Benzema është pyetur për vendimin e Kylian Mbappe për të qëndruar në Paris Saint-Germain sezonin e ardhshëm, ndërsa nuk ke hezituar tani të flasë.

Lojtari i Real Madridit, i cili pak ditë para finales së Ligës së Kampionëve nuk donte të fliste për këtë çështje, këmbëngul se marrëdhënia e tyre nuk ndikohet nga zgjedhja e të riut.

“Do të kisha dashur që ai të kishte qenë në gjendje të përmbushte ëndrrën e tij për të luajtur për Real Madridin, duke qenë së bashku”, ka thënë fillimisht Benzema për Telefoot.


“Ai zgjodhi PSG-në, ne duhet ta respektojmë atë . Është zgjedhja e tij, ai ka shumë përgjegjësi”.

“Do të kënaqemi duke luajtur së bashku në kombëtare. Secili bën zgjedhjet e veta”.

Kishte shumë spekulime se Benzema ishte i mërzitur nga rinovimi i Mbappes me PSG-në pas disa mesazheve të fshehta që ai postoi në mediat sociale.

Megjithatë, Benzema nuk ka dyshim se miqësia do të mbetet e fortë mes të dyve.

“Real Madridi është Real Madridi, nuk jam i zhgënjyer. Ne jemi miq të mirë, kjo nuk do të ndikojë në marrëdhënien tonë”, përfundoi ylli francez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mirëupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Mirëupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Lavdim Pireva
Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

La Liga
Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Premier League
Mori shumë kritika për paraqitjen ndaj Liverpoolit - bashkëshortja e Casemiros i del në krah mesfushorit

Mori shumë kritika për paraqitjen ndaj Liverpoolit - bashkëshortja e Casemiros i del në krah mesfushorit

Premier League

"Ajo që ndodhi në Bukuresht, nuk përsëritet në Prishtinë" - kreu i Dardanëve, Berisha flet për mediat rumune para ndeshjes

Përfaqësuesja e Kosovës

"Unë nuk jam Harry Potter, duhet ta pranoni" - Ten Hag flet pas humbjes poshtëruese ndaj Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori