LAJMI I FUNDIT:

Roberto Carlos zgjedh formacionin e pabesueshëm të të gjitha kohërave të Ligës së Kampionëve

Roberto Carlos zgjedh formacionin e pabesueshëm të të gjitha kohërave të Ligës së Kampionëve

Legjenda e futbollit, Roberto Carlos ka zgjedhur 11-shen e tij më të mirë në historinë e Ligës së Kampionëve përpara finales së sotme (e shtunë) mes ish-klubit të tij, Real Madridit dhe Liverpoolit.

Dyshja e gjigantëve evropianë takohen mes vete në Stade de France në Paris me fillim nga ora 21:00, në një përsëritje të shfaqjes që u zhvillua katër vjet më parë në Kiev.

Ikona braziliane Carlos, që konsiderohet gjerësisht si mbrojtësi i majtë më i mirë i të gjitha kohërave, fitoi Ligën e Kampionëve tre herë me Real Madridin në vitin 1998, 2000 dhe 2002.


Kështu faqja sportive SPORTbible e intervistoi ish-mbrojtësin e Interit dhe Fenerbahces dhe i kërkoi të zgjidhte 11-shen e tij përfundimtare me lojtarët që kanë dominuar garën kryesore të klubeve të futbollit evropian.

Carlos nuk hezitoi ta bëjë këtë dhe formoi një formacion 4-3-3 të mbushur me yje, teksa disa nga zgjidhjet e tij mund të duken edhe befasuese.

Në portë, Carlos zgjodhi Iker Casillasin, ndërsa në mbrojtje Cafun, Fernando Hierron, Fabio Cannavaron dhe Marcelon.

Mesfusha e zgjedhur nga Carlos përbehet nga Fernando Redondo dhe Casemiro, ndërsa Zinedine Zidane është paksa më i avancuar.

Në sulm, legjenda braziliane ka zgjedhur emra si Francesco Totti, Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema.

Formacioni i zgjedhur nga Carlos

“Është shumë e vështirë të bësh 11-shen sepse ka kaq shumë lojtarë të mrekullueshëm që më është dashur të lë jashtë – Lionel Messi, Neymar dhe Vinicius Jr”.

“Mendoj se do të humbnim sepse askush në ekipin tim nuk mbrohet vërtet! Më pëlqen futbolli me shumë gola!”, ka thënë Carlos pasi ka përmbledhur skuadrën e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori