LAJMI I FUNDIT:

“Rregullat e FIFA-s janë të qarta”, Giresse e komenton vendimin e Kurtulusit për t’u larguar nga Kosova

“Rregullat e FIFA-s janë të qarta”, Giresse e komenton vendimin e Kurtulusit për t’u larguar nga Kosova

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse e konfirmoi në konferencën për media se mbrojtësi Edvin Kurtulus iu është bashkuar kombëtares së Suedisë, ndërsa më vonë edhe e komentoi atë.

Kurtulus ishte kapiten i Kosova U21 dhe së fundmi u ftua edhe nga ekipi A i Kosovës nga Giresse. Megjithatë, Kurtulus ka vendosur të mos i bashkohet Kosovës, por Suedisë, aty ku edhe luan futboll profesionist me Hammarby.


Vendimin e Kurtulusit e ka komentuar edhe përzgjedhësi i Kosovës, Giresse, i cili ka thënë se ndihet i zhgënjyer, por nuk mund t’i ndryshoj gjërat.

Giresse konfirmon largimin e Edvin Kurtulus nga Kosova te Suedia
Lexo po ashtu Giresse konfirmon largimin e Edvin Kurtulus nga Kosova te Suedia

“Jam i zhgënjyer, por s’mund të shkoj në Suedi dhe ta thërras atë. Fakti që ne e kemi ftuar të luajë për Kosovën nuk do të thotë se do të kishte minutazh”, ka thënë fillimisht Giresse në konferencë.

“I kam bisedat me të. Ai ishte i kënaqur për vendimin që e ka marrë për të luajtur me ne. Por, në fund, vendimi iu takon lojtarëve”.

“Ajo çka mund të bënim ne është se e kemi ftuar”.

“Rregullorja e FIFA-s e përcakton qartë që asnjë lojtar mund të bllokohet nëse nuk e zhvillon asnjë ndeshje me atë ekip”.

“Pse të mos jemi në vendin e parë”, Giresse flet për objektivin e Kosovës
Lexo po ashtu “Pse të mos jemi në vendin e parë”, Giresse flet për objektivin e Kosovës

“Po ashtu, FIFA e lejon që një lojtar të kalojë nga grupmoshat e një kombëtareje në tjetrën”.

“Unë qeshem me këtë. Por, natyrisht, jam i zhgënjyer me këtë situatë. Edhe pse jam i zhgënjyer, është zgjedhja e tij”, përfundoi përzgjedhësi francez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori