LAJMI I FUNDIT:

“Pse të mos jemi në vendin e parë”, Giresse flet për objektivin e Kosovës

“Pse të mos jemi në vendin e parë”, Giresse flet për objektivin e Kosovës
Alain Giresse në konferencë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse ka folur në konferencën për media rreth ndeshjeve të qershorit dhe objektivave të Dardanëve.

Kosova do të përballet me Qipron, Greqinë dy herë dhe Irlandën e Veriut gjatë muajit qershor në ndeshjet e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Për këto ndeshje dhe kualifikimet në përgjithësi ka folur përzgjedhësi i Kosovës, Giresse, i cili ka treguar edhe objektivat.

Giresse konfirmon largimin e Edvin Kurtulus nga Kosova te Suedia
Lexo po ashtu Giresse konfirmon largimin e Edvin Kurtulus nga Kosova te Suedia

“Pse të mos jemi në vendin e parë”, ka thënë fillimisht Giresse në konferencën për shtyp rreth objektivit të Kosovës.

“Por, nuk dëshirojmë të vendosim objektiva ose të premtojmë diçka para lojës. Do ta marrim secilën ndeshje veç e veç dhe pse jo në fund të përfundojmë si liderë të grupit”.

Megjithatë, Giresse shtoi se qëllimi parësor është që Kosova të luajë dhe të paraqitet sa më mirë.

Giresse flet për mungesat e Rashanit dhe Hadergjonajt në ndeshjet e qershorit
Lexo po ashtu Giresse flet për mungesat e Rashanit dhe Hadergjonajt në ndeshjet e qershorit

“Lojtarët që janë këtu janë të kënaqur që janë këtu. Do të përgatitemi me shumë ambicie dhe motivim. Jam i kënaqur të punoj me këtë pjesë të ekipit”.

“Qëllimi ynë është që ne të kemi paraqitje sa më të mirë në këto katër ndeshje. Të përgatitemi sa më mirë në mënyrë që t’i arrijmë pritshmëritë tona”, përfundoi përzgjedhësi francez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Premier League
I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

La Liga
Kalo në kategori