Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse ka folur në konferencën për media rreth mungesave të Elbasan Rashanit dhe Florent Hadergjonajt në ndeshjet e qershorit të Kosovës.

Giresse para disa ditësh publikoi listën e Kosovës për katër ndeshjet e muajit qershor, ku nuk munguan befasitë.

Dy nga befasitë më të mëdha ishin mungesa e Rashanit dhe Hadergjonajt, të cilat i ka sqaruar vet trajneri francez.

Kosova publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e qershorit - përfshihen edhe prurjet e reja Kosova publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e qershorit - përfshihen edhe prurjet e reja

“Siç e thashë më herë, përzgjedhja e lojtarëve bëhet në bazë të informacioneve që ne kemi për ta. Mbi të gjitha, zgjidhjet janë sportive”, ka thënë fillimisht Giresse në konferencën për media.

“Ka një arsye për mungesën e lojtarëve. Në disa raste lidhet me probleme personale, si në rastin e Elbasan Rashanit, me të cilin kemi pasur një diskutim dhe ai nuk ka qenë i gatshëm t’i përgjigjet ftesës”.

“Zgjedhje sportive, mirëpo në rastin e Rashanit kemi pas një bisedë me trajnerin e tij, dhe kërkesa ishte që ai mos të bashkohet në këto ndeshje”.

“Unë bazohem në grupimin e lojtarëve që e kemi pasur në muajin mars dhe me të cilët kemi qenë të kënaqur”.

“Hadergjonaj nuk ka arritur arritur t’i përgjigjet kësaj ftese për probleme private, dhe arsyet mbesin private. Situate është e tillë”, përfundoi përzgjedhësi i Kosovës. /Telegrafi/