LAJMI I FUNDIT:

Rashani tregon arsyen pse nuk është emri i tij në listën e Kosovës: Ishte vendim i përbashkët me trajnerin

Rashani tregon arsyen pse nuk është emri i tij në listën e Kosovës: Ishte vendim i përbashkët me trajnerin

Elbasan Rashani do të jetë mungesa e madhe e Kosovës për ndeshjet e muajit qershor në Ligën e Kombeve.

Dardanët do të përballen me Qipron në udhëtim, Greqinë dhe Irlandën e Veriut në Prishtinë si dhe me Greqinë përsëri në udhëtim.


Trajneri i Kosovës, Alain Giresse ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për këtë sfidë, por bije në sy mungesa e njërit nga sulmuesit më në formë të Kosovës, Elbasan Rashani.

Vushtrriasi ka pasur një sezon fantastik në elitën e futbollit francez, ku ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar në tre të tjerë në Ligue 1 me fanellën e Clermont.

Telegrafi ka kontaktuar me sulmuesin anësorë i cili ka treguar edhe arsyet se pse nuk është grumbulluar për këto katër sfida të Dardanëve.

Rashani tha se pasi biseduan me trajnerin Alain Giresse kanë marrë vendim të përbashkët për mos tu grumbulluar në muajin qershor.

Anësori kishte pësuar lëndim në mars pikërisht në grumbullim me Kosovën, por edhe së fundmi në Francë pësoi dhe vendosën që mos të rrezikonin më shumë.

“Së fundmi kam pësuar dy lëndime të njëpasnjëshme dhe kam biseduar me trajnerin ku kemi marrë vendim të përbashkët që mos të rrezikojmë për ndonjë lëndim më të rëndë”, tha Rashani për Telegrafin.

Tutje reprezentuesi kosovar i uroi shokëve të ekipit kombëtar rezultate të mira, derisa tha se synon që në grumbullimin e ardhshëm të jetë i pranishëm.

“Uroj që shokët e Kombëtares të marrin rezultate sa më të mira nga këto katër ndeshje dhe në grumbullimin e ardhshëm shpresoj që të jem mirë dhe do të jem aty”, deklaroi Rashani.

Ish-anëtari i Brondby e Rosenborg ka pasur një vit fantastik në Francë dhe pritet të vërshohet nga ofertat gjatë afatit kalimtar veror. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori