Pasi Rusia pushtoi Ukrainën, Finlanda dhe Suedia vendosën t’i bashkohen aleancës më të madhe ushtarake në botë, me të cilën kanë bashkëpunuar për një kohë të gjatë.
Askush nuk priste që pranimi i tyre në NATO do të ishte problem derisa presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se mund ta shfrytëzojë të drejtën e vetos dhe bllokojë anëtarësimin e tyre në NATO, pasi këto dy shtete përkrahin terroristët kurd si dhe nuk ekstradojnë “gylenistët” në Turqi.
Kjo ka bërë që të reagojë ministrat e Jashtëm suedez dhe finlandez pas zhvillimeve të reja, duke thënë se shpresojnë të takohen me homologun e tyre turk në Berlin, në një takim jozyrtar të ministrave të jashtëm të NATO-s.
“Ne do të kemi mundësi të diskutojmë rreth aplikimit të mundshëm në NATO”, tha Ministrja e Jashtme suedeze, Ann Linde për AFP, duke vënë në dukje gjithashtu se “qeveria turke nuk e ka dhënë drejtpërdrejt këtë lloj mesazhi”.
Duke folur në një konferencë shtypi në Helsinki, ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto beson se do të takohet me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu gjatë fundjavës për të “vazhduar debatin brenda vendit”.
Reagimi i Turqisë nuk është mosmarrëveshja e parë kundër perspektivës së Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO.
E njëjta gjë u njoftua më parë edhe nga presidenti kroat, Zoran Milanoviq, duke e kushtëzuar hyrjen e tyre me arritjen e një marrëveshjeje mbi ligjin zgjedhor në Bosnje-Hercegovinë.
Megjithatë, njoftimi i të parit të shtetit kroat nuk po merret seriozisht në komunitetin ndërkombëtar, duke qenë se ai nuk ka fuqi të ndalojë hyrjen e shteteve në Aleancë. Një retorikë e tillë ka dëmtuar marrëdhëniet e Kroacisë me dy aspirantë të NATO-s. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë
"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak