LAJMI I FUNDIT:

Bayerni përballet me Stuttgartin që po lufton për mbijetesë – formacionet zyrtare

Bayerni përballet me Stuttgartin që po lufton për mbijetesë – formacionet zyrtare

Bayern Munichu do të përballet me Stuttgartin në kuadër të javës së 33-të në Bundesliga.

Kampioni tashmë i konfirmuar do të jetë nikoqir i rivalit në ligë për ndeshjen që fillon në ora 17:30 në stadiumin “Allianz Arena”.


Për këtë ndeshje, Bavarezët do të jenë pa Leroy Sanen që është i infektuar me coronavirus, ndërsa Bouna Sarr është i lënduar.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, Stuttgarti nuk mund të llogarisë në Ahamad, Didavi, Katompa Mvumpa, Nartey, Sankoh dhe Sentzel, që janë po ashtu të lënduar.

Formacioni startues i Bayern Munichut: Neuer; Pavard, Nianzou, Upamecano, Davies; Kimmich, Goretzka; Gnabry, Muller, Coman; Lewandowski.

Formacioni startues i Stuttgartit: Muller; Mavropanos, Anton, Endo, Sosa; Karazor, Fuhrich, Ito; Marmoush; Kalajdzic, Tiago Tomas.

/Telegrafi/