LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Villarrealit kritikoi gjyqtarin për vendimin “skandaloz” në humbjen ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve

Presidenti i Villarrealit kritikoi gjyqtarin për vendimin “skandaloz” në humbjen ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve

Presidenti i Villarrealit, Fernando Roig ka goditur me fjalë gjyqtarin kryesor, pasi skuadra spanjolle u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Liverpooli.

Mbrëmja e së martës pati një nga kthesat më dramatike dhe më të bujshme në çdo gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Unai Emeryt ishte në epërsi 2-0 në fund të pjesës së parë kundër Liverpoolit dhe kishte fshirë epërsinë e Reds nga ndeshja e parë me një super paraqitje gjatë 45 minutave të parë.


Emery i zhgënjyer me eliminimin nga Liga e Kampionëve
Lexo po ashtu Emery i zhgënjyer me eliminimin nga Liga e Kampionëve

Megjithatë, ata mund të jenë ndjerë të mërzitur që nuk kanë pasur një ndryshim për të shënuar nga pika e bardhë, kur dukej se Alisson Beckher kishte ndërhyrë në mënyrë të palejuar ndaj Giovani Lo Celso.

Mesfushori i huazuar i Tottenham Hotspur vrapoi me një top në zonë dhe u përpoq të kalonte portierin e Reds, por u ndalua nga një prekje e tij.

Roig nuk ishte aspak i kënaqur me vendimin, duke pretenduar se ishte ‘skandaloz’, edhe pse përsëritjet treguan se Lo Celso mund të ketë qenë ai që nisi kontaktin.

“Ishte një penallti skandaloze. Gjyqtari nuk ka nivelin për të gjykuar këtë ndeshje. Më duket një penallti skandaloze për Lo Celson, nuk shoh ndonjë interpretim tjetër të mundshëm”, ka thënë fillimisht Roig për Marca.

“Vendimet kanë qenë misterioze, kanë qenë gjithmonë në favor të tyre”.

“Nuk shërben si justifikim, sepse atje ishin superiorë dhe mund të fitonin më shumë, por ky vendim nuk është në nivel për një kohë të tillë”.

“Ka pasur shumë veprime të vogla që kanë shkuar në favor të tyre”.

Incidenti ndodhi jo shumë kohë përpara se Villarreali të shënonte golin e dytë, kur Francis Coquelin shënoi me kokë pas asistimit të Etienne Capoue.

Por, penalltia nuk ishte çështja e vetme për Roig, me presidentin e klubit që pohoi gjithashtu se vendimet e Danny Makkelie ishin ‘të këqija’.

“Kishte tre faulle në buzë të zonës në pjesën e parë, të cilat nuk u dhanë. Forcat tona po dështonin dhe do të ishte mirë për ne. Nuk jam i inatosur, është krenari të arrij këtu, por arbitrazhi ka qenë shumë i keq”, përfundoi Roig. /Telegrafi/

https://twitter.com/Sala12BR/status/1521578133991870468

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

La Liga

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

La Liga
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd dhe e dëshiron atë në janar

Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd dhe e dëshiron atë në janar

Premier League
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Kalo në kategori