LAJMI I FUNDIT:

Zelensky: Ukraina do të lirojë të burgosurit rusë në këmbim të kalimit të sigurt të civilëve nga Mariupoli

Zelensky: Ukraina do të lirojë të burgosurit rusë në këmbim të kalimit të sigurt të civilëve nga Mariupoli

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka folur këtë pasdite pasi u takua me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Ai konfirmoi se është i përgatitur të lirojë të burgosurit rusë të luftës në këmbim të kalimit të sigurt të civilëve dhe trupave ukrainase nga Mariupoli.

Mësohet se rreth 100 mijë persona kanë mbetur në qytetin jugor të rrethuar prej forcave ruse, raporton skynews.


Ai shtoi se situata në qytet po përkeqësohet ndërsa lufta po vazhdon, me qindra të plagosur pa qasje në kujdesin mjekësor.

Presidenti ukrainas vazhdoi të pretendojë se Kievi nuk ka parë apo dëgjuar për një dokument të supozuar që Kremlini thotë se i ka dërguar Ukrainës në lidhje me bisedimet e paqes.

Më herët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Moska po priste një përgjigje pasi i kishte dorëzuar një dokument palës ukrainase. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Botë

"Nëse nuk mund të flasim, pse të jetojmë" – rrëfimi i grave afgane që po ballafaqohen me sfidat pas ligjit të ri të talebanëve

Azia
Sekretari amerikan i Shtetit nuk përjashton mundësinë që Ukraina të godasë Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë

Sekretari amerikan i Shtetit nuk përjashton mundësinë që Ukraina të godasë Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë

Amerika
Greku kaloi me shpejtësi pikëkalimin kufitar me veturë dhe goditi motoçiklistin, iu vërsul policisë turke me thikë - ata e qëlluan në këmbë dhe e arrestuan

Greku kaloi me shpejtësi pikëkalimin kufitar me veturë dhe goditi motoçiklistin, iu vërsul policisë turke me thikë - ata e qëlluan në këmbë dhe e arrestuan

Turqia
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali

Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali

Evropa
Edukatorja franceze filmohet tinëzisht duke goditur 3-vjeçaren në kopsht

Edukatorja franceze filmohet tinëzisht duke goditur 3-vjeçaren në kopsht

Evropa
Kalo në kategori