Asnjë telefon nuk lejohet kur takoni Volodymyr Zelenskyn, ose ndonjë gjë tjetër që mund të tregojë vendndodhjen tuaj – pasi ai është në shënjestër të vazhdueshme të Rusisë.
Reporterët e BBC-së e takuan sot në mëngjes presidentin ukrainas, në ditën e 50 të agresionit rus.
Pas kontrolleve të shumta të sigurisë dhe një shëtitjeje të gjatë nëpër korridoret e errësuar të një godine të fortifikuar qeveritare në kryeqytet, të shoqëruar nga roje të armatosura, gazetarët e mediumit britanik arritën në dhomën e sigurisë së presidentit.
Në momentin e fillimit të intervistës, Zelenskyn e telefonoi presidenti francez, Emmanuel Macron, por ai nuk e ndali takimin me gazetarët britanik.
“Do të më duhet t’ju telefonoj më vonë, jam me BBC-në”, tha i pari i shtetit ukrainas gjersa tregoi se të dytë kanë marrëdhënie miqësore.
“Ndërveprimet me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe presidentin amerikan, Joe Biden janë më formale”, tha Zelensky, por ai ishte mirënjohës për furnizimet e tyre me armë.
Ata po përpiqen të ndihmojnë dhe po ndihmojnë, shtoi ai.
Çështja më e rëndësishme e diskutimit për Zelenskyn ishte se si vendet evropiane po vazhdonin të blenin naftën ruse, nga e cila Rusia fiton miliarda çdo javë. “Blerësit po i fitonin paratë e tyre nga gjaku i njerëzve të tjerë”, tha ai.
Kur intervista mbaroi, Zelensky falënderoi të gjithë në dhomë dhe shpjegoi se duhej të vazhdonte.
Ai kishte shumë punë për të bërë në kuadër të mbrojtjes prej agresionit rus që ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban, plagosen katër ushtarë italianë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë