Pezullimi i vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për tarifat e reja të rrymës nga Gjykata Themelore në Prishtinë, mbajtja e protestës nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura dhe vendimi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës për të larguar nga tregu produktet Kinder, ishin ngjarjet kryesore që karakterizuan javën në Kosovë.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që të pezullojë përkohësisht ekzekutimin e vendimit të ZRRE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike.
“Shtyhet ekzekutimi i vendimit 077/22 i datës 09.02.2022, i publikuar me datë 16.02.2022 të paditurës ZRRE me seli në Prishtinë, derisa Gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditëses”, thuhet në njoftim e Gjykatës, shkruan Telegrafi.
“Vendimi i ZRRE-së, meriton shqyrtim gjyqësor në gjykatën kompetente, pos tjerash, edhe për faktin e mos përfshirjes në strukturën e re tarifore të pagesës së energjisë elektrike – të katër komunave veriore, duke diskriminuar kështu qytetarët e pjesës tjetër të vendit”, përfundon njoftimi.
Ndryshe, Partia Demokratike e Kosovës në mars kishte parashtruar padi kundër Vendimit të ZRRE-së, me të cilin janë aprovuar tarifat e reja të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë.
Kujtojmë se në fillim të muajit shkurt, Bordi i ZRRE-së kishte miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike, pas atij paraprak në 600kWh që ishte propozuar më parë. Sipas ZRRE-së, të gjithë konsumatorët që shpenzojmë më shumë se 800kWh do të ketë dy tarifa.
“Vendosja e bllok tarifave nuk është diskriminues. Disa nga komentet kanë qenë se a duhet të jetë rritje lineare. ZRRE-ja konstaton se pa një mbështetje nuk mund t’i arrij synimet. ZRRE propozon që blloku të zhvendoset në 800kWh, me dy tarifa prej 12.5 centë dhe 5.9 centë. Të gjithë konsumatorët komercial dhe të amvisëritë, ZRRE-ja propozon që për 800kWh të ketë zero rritje”, është thënë nga Departamenti i Tarifave të ZRRE-së.
ZRRE-ja pati theksuar se vetë 20 për qind e konsumatorëve e tejkalojnë këtë bllok të konsumit.
Nga data 1 tetor deri më 31 mars, në Kosovë aplikohet tarifa e ulët e rrymës, prej orës 22:00 deri në 07:00. Ndërsa, nga data 1 prill deri më 30 shtator, tarifa e ulët vlen nga ora 23:00 deri në 08:00.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura kanë protestuar për të paraqitur gjashtë kërkesa për Qeverinë e Kosovës, ndër të cilat ishin Ligji i Pagave dhe ai Sigurimeve Shëndetësore.
Protesta kishte nisur me marshin prej Bibliotekës Kombëtare, ndërsa janë ndaluar para ndërtesës së Qeverisë, ndërkaq protestuesit kanë kërkuar që të lejohet edhe një tërheqje e parave nga Fondi i Kursimeve Pensionale.
Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i marrin parasysh kërkesat e sindikalistëve, duke shtuar se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre legjitime.
Ndërkaq, Rrahman Jasharaj nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit tha se Qeveria po heshtë, duke nënçmuar kështu kërkesat e punëtorëve të Kosovës dhe duke treguar mungesë të gatishmërisë për dialog.
“Këtu janë vetëm veprimtarët sindikalë. Në të ardhmen do të jetë e tërë anëtarësia. E dikujt nuk do t’i dalin hesapet si duhet, e ajo që nuk i dalin hesapet do të jetë Qeveria”, tha Jasharaj.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës njofton se pas lajmërimeve për tërheqje nga tregu të produkteve Kinder të rezultuara pozitive në Salmonelë në vende të tjera, si masë paraprake është vendosur tërheqja e këtyre produkteve.
AUV thekson se nisur hulumtimet mbi mundësitë shitjes së këtij produkti edhe në Kosovë.
“Pas marrjes se lajmërimit nga RASFF sistemi për dyshim në kontaminim të mundshëm me bakterin Salmonella të produkteve Kinder të prodhuesi Ferrero, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme nga distribuomi dhe shitja nga distributori ELKOS në tërë Republikën e Kosovës. Në të njëjtën kohë të gjithë konsumatorët qe kanë blerë ketë lloje të produkteve t’i kthejnë në pikat blerëse dhe mos ti konsumojnë ato. Për të hequr dyshimet për të gjitha lotët e ndryshme të cilat mund të jenë prezentë në tregun e brendshëm, AUV pas marrjes se njoftimit sot ne mesditë nga RASFF vendos tërheqjen e tërësishme të produkteve Kinder”, thuhej në njoftimin e AUV-it.
Për sa i përket lajmeve ndërkombëtare, shtatë ekonomitë më të fuqishme botërore kanë vazhduar të vendosin sanksione ndaj regjimit të Vladimir Putinit për mizoritë e tij në Ukrainë, përfshirë masakrën e Buchas.
Sipas njoftimit të Departamentit amerikan të Shtetit (DASH), këto masa janë vendosur për të ndaluar investimet e reja dhe për të kufizuar aktivitetin financiar të bankës më të madhe të Rusisë, Sberbank dhe disa prej ndërmarrjeve të saj më kritike shtetërore si dhe ndaj zyrtarëve të Kremlinit.
“Shtetet e Bashkuara dhe më shumë se 30 aleatë dhe partnerë në të gjithë botën kanë vendosur sanksione ekonomike, më të ashprat në histori. Ekspertët parashikojnë se Prodhimi i Brendshëm Bruto do të tkurret deri në 15 për qind për vitin 2022, duke fshirë fitimet ekonomike të 15 viteve të fundit. Inflacioni tashmë po rritet mbi 15 për qind dhe parashikohet të përshpejtohet edhe më shumë”, thuhet në njoftimin e DASH-it.
Më shumë se 600 kompani të sektorit privat janë larguar tashmë nga tregu rus.
Bllokimi i plotë i elitave ruse dhe anëtarëve të familjeve të tyre përfshijnë sanksionet ndaj fëmijëve të presidentit Putin, gruas dhe vajzës së ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov dhe anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Rusisë, duke përfshirë ish-presidentin dhe ish-kryeministrin Dmitry Medvedev dhe kryeministrin aktual Mikhail Mishustin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
A më shumë kemi konsumuar energji elektrike në shtator 2023 a në shtator 2024? ASK del me statistika
“Ajo Mal” – Një dokumentar që frymëzon dhe fuqizon vajzat dhe promovon malet e Kosovës
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje