LAJMI I FUNDIT:

AUV me njoftim të ri për produktet Kinder, thotë se janë hequr të gjitha nga tregu

AUV me njoftim të ri për produktet Kinder, thotë se janë hequr të gjitha nga tregu

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka dalë me një njoftim tjetër sa i përket brendit të produkteve Kinder, ku ka bërë të ditur se është marrë vendim për tërheqjen e tërësishme të këtyre produkteve.

“Sot pas marrjes se lajmërimit nga RASFF sistemi për dyshim në konatminim të mundshëm me bakterien salmonella të produkteve Kinder të prodhuesi Ferrero, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme nga distribuomi dhe shitja nga distributori ELKOS në tërë Republikën e Kosovës.. Në të njëjtën kohë të gjithë konsumatorët qe kanë blerë ketë lloje të produkteve t’i kthejnë në pikat blerëse dhe mos ti konsumojnë ato. Për të hequr dyshimet për të gjitha lotet e ndryshme të cilat mund të jenë prezentë në tregun e brendshëm, AUV pas marrjes se njoftimit sot ne mesditë nga RASFF vendos tërheqjen e tërësishme të produkteve KINDER”, thuhet në njoftimin e AUV-it.


AUV: Disa lloje të produkteve Kinder tërhiqen nga tregu i Kosovës
Lexo po ashtu AUV: Disa lloje të produkteve Kinder tërhiqen nga tregu i Kosovës

AUV thekson se pasi që të verifikohen të gjitha sasitë e mbledhura sipas lotëve të prodhimit dhe datave të skadncës , do të vendosët për hapat e mëtutjeshëm.

“Gjatë gjithë kohës konsumatorët do ti mbajmë të informuar për secilin ndryshim të mundshëm”, thuhet në njoftim.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në orët e para të ditës së sotme (6 prill), gjithashtu kishte njoftuar se ka hequr disa produkte të brendit Kinder, dhe kishte nisur hulumtimet mbi mundësitë shitjes së këtij produkti edhe në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori