LAJMI I FUNDIT:

Hendboll: Kosova në grup me Slloveninë, Malin e Zi dhe Bosnje e Hercegovinën në kualifikimet për ‘Euro 2024’

Hendboll: Kosova në grup me Slloveninë, Malin e Zi dhe Bosnje e Hercegovinën në kualifikimet për ‘Euro 2024’
(Foto: kosovahandball.info)

Skuadra e Kosovës në hendboll ka mësuar të enjten mbrëma kundërshtarët e kualifikimeve për ‘Euro 2024’. Kosova do të garojë në grupin e shtatë, ku bëjnë pjesë edhe Sllovenia, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina.

Grupi është sfidues, me përfaqësuese nga regjioni, por synim mbetet kualifikimi. Dy të parët në grup avancojnë në Evropian. Ndërsa kualifikohen edhe katër prej tetë ekipeve më të mira të vendit të tretë.

Kosova ishte në vazon e katërt për short, ndërsa kundërshtarët i ka të njohur, sidomos Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën.

Ngritja e Kosovës në hendboll, pozicionohet në vend të parë në vazon e katërt në kualifikimet për ‘Euro 2024’
Lexo po ashtu Ngritja e Kosovës në hendboll, pozicionohet në vend të parë në vazon e katërt në kualifikimet për ‘Euro 2024’

Ndeshjet e para luhen në tetor, më 12/13 dhe 15/16. Më pas ka ndeshje në mars të vitit të ardhshëm dhe në prill.

Evropiani i ardhshëm mbahet në Gjermani prej 10 deri më 28 janar 2024. Direkt janë kualifikuar Gjermania, Suedia, Spanja dhe Danimarka.

Shorti është tërhequr të enjten mbrëma në Berlin. Pjesë e ceremonisë së shortit ishin edhe Izet Gjinovci, sekretar i përgjithshëm i FHK-së dhe Muhamet Arifi, zyrtar i FHK-së.

Në trend Sport

Më shumë
Lista me 16 futbollistët më të pasur në futboll – njëri është 33 herë më i pasur se Ronaldo

Lista me 16 futbollistët më të pasur në futboll – njëri është 33 herë më i pasur se Ronaldo

Ndërkombëtare
Mbappe i lë 'gojë hapur' fansat me fjalimin e tij në intervistën e fundit

Mbappe i lë 'gojë hapur' fansat me fjalimin e tij në intervistën e fundit

La Liga
Shaqiri konfirmon se do të largohet nga Chicago, tregon se ku do të luaj sezonin e ri

Shaqiri konfirmon se do të largohet nga Chicago, tregon se ku do të luaj sezonin e ri

Ndërkombëtare
Messi tregon sportistin e vetëm të cilin dëshiron të takojë dhe të bëjë një foto me të

Messi tregon sportistin e vetëm të cilin dëshiron të takojë dhe të bëjë një foto me të

Ndërkombëtare
Parashikuesja e famshme e fatit, zbulon fituesin e Euro 2024 me anë të shpargut

Parashikuesja e famshme e fatit, zbulon fituesin e Euro 2024 me anë të shpargut

Përfaqësueset
Si erdhi deri te dorëheqja e Terzic, ai kishte prishur marrëdhëniet me futbollistin legjendar të BVB

Si erdhi deri te dorëheqja e Terzic, ai kishte prishur marrëdhëniet me futbollistin legjendar të BVB

Bundesliga
Kalo në kategori