LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive, ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj: Shqipëria duhet të mbështes anëtarësimin e Kosovës në NATO

Ekskluzive, ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj: Shqipëria duhet të mbështes anëtarësimin e Kosovës në NATO

Shqipëria duhet të përdorë të gjitha institucionet dhe influencën e saj për të ndihmuar në përshpejtimin e anëtarësimin të Kosovës në NATO, ka thënë ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Dritan Demiraj, në një intervistë ekskluzive për Telegrafin.

Në një lidhje telefonike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me zyrën e Telegrafit në Tiranë, ish-Drejtuesi i Komandove Shqiptare në Afganistan, Kolonel Demiraj u shpreh se nuk e shikon sigurinë kombëtare apo reformat e mbrojtjes në Kosovë të ndara nga Shqipëria.

“Do të ishte e udhës që Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të përdorte të gjithë institucionet shqiptare siç është Ministria e Jashtme, Ministria e Mbrojtjes dhe të angazhohej personalisht vetë për të organizuar një qasje kombëtare, gjithashtu për ti bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve, për të përshpejtuar anëtarësimin e Kosovës në NATO”, ka thënë Demiraj.


Ai ka shtuar se duhet bërë e qartë se anëtarësimi në NATO nuk mund të jetë i menjëhershëm. Sipas Demirajt, vendet që duan anëtarësim duhet të kalojnë një sërë reformash.

“Hapi i parë është pranimi i Kosovës, ministrisë së saj të Brendshme dhe Forcave të Sigurisë, në Partneritetin për Paqe”, ka theksuar ish ministri.

Ish-Drejtues i Komandove Shqiptare në Afganistan, Kolonel Dritan Demiraj

“Situata e vështirë, kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë dhe Rusisë në Ballkan, si për shembull përfshirja e agjencive sekrete të Rusisë në bashkëpunim me agjencitë serbe në zgjedhjet e Malit të Zi në 2016, si dhe ndikimi në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut por edhe në vende të tjera të rajonit, kanë treguar që tashmë nuk ka më kohë për të humbur për Forcat e Sigurisë të Kosovës”, ka sqaruar Demiraj.

Kolonel Demiraj ka thënë gjithashtu se “ministritë e mbrojtjes të Shqipërisë dhe Kosovës duhet të përgatisin një strategji të përbashkët të sigurisë kombëtare, një strategji të përbashkët ushtarake, në mënyrë që të ngrihet një strategji mbrojtje e përbashkët sepse të dy vendet nuk i kanë buxhetet e nevojshme në fushën e mbrojtjes.”

Në anën tjetër ai është shprehur i sigurt se situata në Ukrainë, ndihma e madhe dhe unifikim i BE-së dhe SHBA-ve do të bëjnë të mundur që edhe BE-ja të jetë më i vendosur për të hequr vizave për qytetarët e Kosovës dhe përshpejtimin e anëtarësimit të rajonit.

“BE në mënyrë të padrejtë ka 5 vite që po e gënjen qeverinë e Kosovës për heqjen e vizave. Qeveria e Kosovës në anën tjetër ka ndërmarrë një sërë reformash. Qeveria Kurti ka qenë e suksesshme në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe reformave për përmirësimin ekonomik, luftës ndaj coronavirusit e kështu me radhë”, ka thënë Demiraj.

Ish-ministri i Brendshëm ka theksuar se hapja e negociatave dhe me pas anëtarësimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE do të ndihmonte shumë në uljen e presonit rus dhe serb në rajon. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori