LAJMI I FUNDIT:

Scamacca paralajmëron Interin për një transferim të mundshëm në të ardhmen

Scamacca paralajmëron Interin për një transferim të mundshëm në të ardhmen

Sulmuesi i Sassuolos, Gianluca Scamacca pranon se Interi është i interesuar të sigurojë shërbimet e tij, por refuzon të përjashtojë një lëvizje jashtë vendit.

Sulmuesi i Italisë ka shënuar 12 gola në 27 ndeshje të ligës këtë sezon, duke tërhequr interesin e shumë klubeve në Itali dhe Evropë, ndërsa në janar thuhet se Scamacca kishte refuzuar një ofertë që vinte nga Borussia Dortmund.

Interi gjithashtu ka vënë sytë te 23-vjeçari dhe sipas raporteve të shumta, ata janë favorit për të nënshkruar me Scamaccan në verë.


Juventusi gjithashtu është lidhur me një lëvizje për sulmuesin, por një transferim në Torino duket i pamundur pas ardhjes së Dusan Vlahovic në janar.

“Unë nuk mendoj për interesimin e Juventusit dhe Interit, nuk kam vendosur kufij për veten time dhe do të vendos me zemrën time”, ka thënë fillimisht Scamacca për Il Corriere dello Sport.

“Kam qenë një herë jashtë vendit dhe nuk do ta kisha problem ta bëja sërish atë zgjedhje”.

“Thashethemet për interesim nga klube të mëdha janë lajkatare, më motivojnë, por unë nuk e ndjek shumë tregun e transferimeve dhe disa situata kërkojnë pak kohë për t’u konkretizuar”, përfundoi sulmuesi italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Përfaqësuesja e Kosovës
Italia nëpërkëmbë Francën, fiton edhe Belgjika

Italia nëpërkëmbë Francën, fiton edhe Belgjika

Përfaqësueset
Gjithçka që ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes: Kosovë 0-3 Rumani

Gjithçka që ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes: Kosovë 0-3 Rumani

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori